BallinaAktualitetVideo/Historia që Blendi Fevziu nuk kishte treguar asnjëherë

Video/Historia që Blendi Fevziu nuk kishte treguar asnjëherë

Këtë të enjte në emisionin “Opinion” u diskutua pengmarrja e Jan Prengës. Gjithashtu me të ftuarit u studio u fol edhe për lidhjet mes grupeve kriminale dhe polikanëve. Një rast të tillë tregoi drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu,lidhur me një investigim të “Stop”.

Ai u shpreh se emisioni investigativ kishte zbuluar në një nga lokalet e natës në Tiranë një rrjet të madh të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Fevziu u shpreh se kishte komunikuar me ministrin e Brendshëm në atë kohë për të marrë masa. Asokohe policia zhvilloi aksionin dhe u arrestuan disa persona. Më pas Fevziu shprehet se deputetë i kishin dërguar mesazhe Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm duke kërkuar lirimin e pronarëve të lokaleve.

“Emisioni Stop ndërsa bënte një investigim për shpërndarjen e drogës, ra në shpërndarje të frikshme në lokalet e natës në Tiranë. Para se ta çonin këtë gjë, personalisht kam folur me ministrin e Brendshëm duke menduar që kemi fëmijë, dhe i kam thënë është problem serioz. Premtoi që do merrej. Rezultoi që u mor disa muaj më pas, se kërkonte një periudhë kohe. Ndaluan disa persona, kapën lokale të përshtatura për kokainë. Dhe ministri i Brendshëm dhe Kryeministri kishin marrë 40 mesazhe të nesërmen, gjysma nga deputetë dhe nga politikanë që thonin ‘pse i bini në qafë këtyre të shkretërve’. Kështu pra është problemi. Dolën ata të gjithë”, -përfundoi ai./Opinion.al/

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular