BallinaAktualitetKoha e krimit në politikë dhe administratë ka marrë fund’, Rama paralajmërim...

Koha e krimit në politikë dhe administratë ka marrë fund’, Rama paralajmërim të fortë: Do nisim një sulm të madh

“Biznesit të paligjshëm do i themi që ky nuk është vendi i tyre dhe duhet të kalojnë shume veshtiresi, ka ardhur koha ti shkojmë pas atyre seriozisht e të bëjmë të mundur që të gjithë këto gjera negative që kanë bërë me krimin e organizuar duke hyrë në administratë e politikë, kjo kohë ka marrë fund”.

Kështu ka paralajmëruar sot kryeministri Edi Rama nga “Forumi Ekonomik i Tiranës”, duke lajmeruar se ka ardhur koha e nisjes se nje sulmi te madh sic e quajti ai, ndaj krimit te organizuar dhe per ndarjen mes bizneseve legjitimie e bizneseve kriminale.

“Të punojmë që bizneset legjitime të kenë një trajtim më të mirë dhe shumë kapacitete për të projektuar për të ardhmen pa u përballur me ngjarje të paparashikueshme të administratës, nga krimi i organizuar e zhvatja.

Do arrijmë marrëveshje për një sulm shumë të madh kundër krimit të organizuar duke i kërkuar cdo personi të kërkuar për krime deri tani të provojë që asetet që ai apo ajo ka që vijnë nga biznese legjitime ndryshe asetet do konfiskohen”.

Kryeministri Rama nenvizoi disa problematika qe jane adresuar dhe do i jepet zgjidhje permes fiskalizimit dhe sistemit te gjurmimit dhe kerkimit.

“S’kemi transparencë sa i përket transaksioneve nga biznesi në biznes, ka shumë hije në këtë veprimtari, me fiskalizimin ne do shohim cdo sekond% të veprimtarive në internet e gjitha do shkojë përmes një truri digjital që do jetë nën monitorimin e administrates fiskale, kjo do parandalojë keqbërjen nga vetë administrata.

Hapi i dytë sistemi i gjurmimit dhe kërkimit që do zbatojmë nga produktet e akcizës deri tek ato ushqimore, ujin e pijshëm e barnat.

Cdo produkt që do hyjë në treg do gjurmohet, cdo pikë karburanti që del nga rrjeti i shpërndarjes e blehet nga qytetari do gjurmohet, cdo tablet barnash apo produkt që shitet në një supermarket do gjurmohet”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular