Britania i thotë lamtumirë Bashkimit Evropian sot në orën 23:00 duke i dhënë fund anëtarësisë 47-vjeçare. Kryeministri Boris Johnson publikoi një videomesazh ku foli për një erë të re.
Nga sot Bashkimi Europian do të jetë me 27 anëtarë.
Një ceremoni festive e Brexit po mbahet në sheshin para parlamentit në Londër. Ndërkohë lideri i laboristëve i bëri thirrje vendit të mos kthehej pas pasi u largua nga blloku.
Britania tani e tutje do të konsiderohet nga BE-ja si shtet i tretë dhe Përfaqësimi i saj i Përhershëm në këtë bllok do të shndërrohet në mision të jashtëm.
Pas largimit, Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në një periudhë tranzitore 11-mujore, në të cilën do të zbatojë rregullat e bllokut evropian mirëpo nuk do të përfaqësohet në institucionet e tij.
Kjo periudhë pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundrejt 48 për qind që kundërshtuan atë, në referendumin e mbajtur më 2016.