BallinaAktualitetMarrëveshja VV-LDK, Berisha: Goditje fatale për argatët e Beogradit në Tiranë dhe...

Marrëveshja VV-LDK, Berisha: Goditje fatale për argatët e Beogradit në Tiranë dhe Prishtinë

Ish kryeministri i vendit Sali Berisha uron Vetëvendosjen dhe LDK si dhe dy liderët e saj, Albin Kurtin dhe Isa Mustafën për arritjen e marrëveshjes për qeverinë e re të Kosovës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Berisha shprehet ndër të tjera se, kjo marrëveshje është një përpjekje e re për ti dhënë Kosovës qeverinë e zhvillimit dhe të të ardhmes së saj që meriton

Sipas ish-kryeministrit, arritja në fjalë është një goditje e fortë për argatët e Beogradit në Tiranë dhe në Prishtinë.

Mesazhi i plotë i Berishës:

Nje urim te perzemert!

Miq, pas negociatash serioze dhe intensive kryetari i Levizjes Vetevendosja, z Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Isa Mustafa firmosen sot Marreveshjen per koalicionin e partive te tyre per krijimin e qeverise dhe organeve te tjera te bashkqeverisjes se Kosoves.

Marreveshja e arritur sot eshte deshmi e vullnetit konstruktiv te paleve per te respektuar verdiktin elektoral te qytetareve te Kosoves dhe per tju dhene atyre qeverine per te cilen ata votuan.

Por kjo marreveshje eshte nje perpjekje e re per ti dhene Kosoves qeverine e zhvillimit dhe te te ardhmes se saj qe meriton. Marreveshja eshte nje goditje fatale per trojken tradhetare te argateve te Beogradit ne Tirane dhe Prishtine; Esad Toptani i Ri, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi, perpjkjeve te tyre antishqiptare per coptimin e Kosoves dhe se fundi krijimin e Serbise se Madhe si Jugosllavia e Re l.

Ndaj ju ftoj miq te pershendesim perzemersisht kryetaret e forcave politike, zotin Kurti dhe zotin Mustafa per marreveshjen e firmosur ne interesin me te mire te Kosoves dhe qytetareve te saj. sb

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular