BallinaSportVIDEO/Tirana nuk ndalet, ndaj Teutës arrin fitoren e 6-të radhazi

VIDEO/Tirana nuk ndalet, ndaj Teutës arrin fitoren e 6-të radhazi

Në “Air Albania” u luajt takimi mes Tiranës dhe Teutës, i vlefshëm për javën e 20-të të Kategorisë Superiore.

Tirana arrin fitoren e gjashtë radhazi, duke shtuar edhe tri pikë në renditje, ku pozicionohet e dyta pas Kukësit.

Bardheblutë fituan me rezultatin 2-1, ku të tre golat u shënuan në pjesën e parë.

Në minutën e 13-të, Lorenco Vila kalon Teutën në avantazh, por reagojnë shpejt bardheblutë.

Portieri i durrsakëve, Stivi Frashëri, gabon në pasim dhe përfiton Cale, i cili pason te Ngo që me portën bosh, fillimisht gjuan në shtyllë, por më pas e dërgon në rrjetë, duke barazuar 1-1.

Agustin Torrasa në të 39’ përmbys shifrat, duke i dhënë avantazhin kryeqytetasve.

Në minutën e 42-të durrsakët mbeten me 10 lojtarë, pasi Çyrbja ndëshkohet me karton të kuq.

Në pjesën e dytë Tirana administron rezultatin dhe arrin të fitojë, duke u ngjitur në kuotën e 37 pikëve, 1 më pak se Kukësi kryesues dhe 6 më shumë se Partizani që e ndjek nga pas.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular