BallinaKryesoreRama: U bëmë "kokë turku", ama po, kemi probleme me krimin e...

Rama: U bëmë “kokë turku”, ama po, kemi probleme me krimin e organizuar e korrupsionin!

Kryeministri Edi Rama në krah të Presidentit të PE-së, David Sassoli, iu përsëriti sot gazetarëve vendas dhe të huaj frazën se mosçelja e negociatave për Shqipërinë nga ana e BE-së, “nuk varej nga ne” dhe se “në ndonjë rast duhet një “kokë turku” që ta pësojë”. Mirëpo, nga ana tjetër, Kryeministri pohoi se Shqipëria kishte një seri problemesh për të zgjidhur, me drejtësinë, shtetin e së drejtës, krimin e organizuar dhe korrupsionin.

I pyetur nga gazetarët e huaj për refuzimin që BE-ja i bëri Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat, Rama komentoi:

“Marrëveshja e Prespës ka treguar se Maqedonia e Veriut e meritonte këtë pranim, por jo se nuk duhet të përballet me sfida të tjera e të mos bëjë reforma. Kurse ne, ne jemi duke bërë reforma. Ka vende që kanë hyrë në BE dhe nuk i kanë bërë këto reforma, para se të hapnin negociatat. Por nuk varet nga ne. E dimë si funksionojnë gjërat. Nganjëherë ka ndonjë “kokë turku” që do ta pësojë. Kanë nevojë për argumentime, që ta justifikojnë.

Sa për metodologjinë e sotme, më duhet të them se negociatat me këtë duhet të ishin hapur para dy vjetësh. Por kështu shkuan punët. Unë mendoj se është e ligjshme që ta bëjnë këtë, por në fund të fundit janë ata të zotët e shtëpisë dhe ne do të duhet të bëjmë punën tonë.

Po. Shqipëria ka probleme për të zgjidhur, me drejtësinë, shtetin e së drejtës, krimin e organizuar dhe korrupsionin, por ne nuk do të bëhemi anëtarë sot. Negociatat janë transferim i njohurive nga Europa tek ne, të udhës që do të kryejmë ne, një itinerar i saktë që do të bëjë më të fortë, do të kemi udhëzime terapeutike. Vërtet që ka disa miq që nuk e duan Evropën siç është, që duan ta rithemelojnë e diçka më e mirë do të dalë nga kjo.”

Image

Sassoli: Po presim ndryshime në metodologjinë e pranimit

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, që ka nisur një vizitë dyditore në Tiranë, nga konferenca e shtypit të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, dy javë para Konferencës së Donatorëve për Rindërtimin nga Tërmeti në Bruksel si dhe në kushtet kur Shqipëria pret hapjen e negociatave me BE-në, tha:

“Do të jetë e vështirë të shërojmë plagët e njerëzve, por porsa i përket anës materiale, do të punojmë bashkarisht me kurajo,” tha Sassoli.

Lidhur me procesin e anëtarësimit të vendit në BE, Sassoli vërejti se: “Ne e dimë që pozicioni i disa qeverive ishte që të rishikohej metodologjia e proceseve të anëtarësimit. Para disa ditësh unë takova si kryetarin e KE, ashtu dhe të KiE-s që  më konfirmuan që ditët e ardhshme do të kemi një propozim për ndryshime dhe për PE-në kjo na bën të shpresojmë që pasi të jenë kapërcyer disa çështje që kanë të bëjnë me metodologjinë, procesi mund të fillojë me shpejtësi.

Sa për Paketën, duhet që ajo të ecë njëkohësisht dhe ka të bëjë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e pasi të jenë kapërcyer disa mekanizma, vërejtjet do të rishihen.” Sassoli solli si model në luftën kundër krimit të organizuar, luftën që ka zhvilluar Italia.

Image

Rama me Presidentin e PE: Sassoli, mik i mirë i shqiptarëve, por jo mik symbyllur!

Kryeministri Edi Rama e mori fjalën i pari në konferencën e shtypit me Sassolin dhe ndër të tjera tha: “Sassoli është një mik i mirë i shqiptarëve, por nuk është një mik symbyllur dhe si mik i ka shprehur të gjitha opinionet e tij pozitive dhe kritikat për çfarë kemi bërë dhe duhet të bëjmë këtu në Shqipëri dhe së bashku.

Natyrisht që kemi pasur në qendër të diskutimit procesin e integrimit, datat e reja që do të diskutohet ky proces dhe në funksion të këtij diskutimi, kemi folur në mënyrë shteruese për nismën e re të qeverisë, ligjin special dhe atë që quhet paketa kundër KÇK-së. Më vjen shumë mirë që vizita e Presidentit përkon sot me misionin e parë në terren të “Forcës së Ligjit”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular