BallinaAktualitet"Standard and Poor's" paralajmëron qeverinë Rama: Rreziqet nga PPP-të janë të paparashikueshme

“Standard and Poor’s” paralajmëron qeverinë Rama: Rreziqet nga PPP-të janë të paparashikueshme

Del raporti i agjencisë së vlerësimit “Standard and Poor`s”,  të cilës i referohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë sa i përket ecurisë së ekonomisë shqiptare dhe projeksioneve për të ardhmen, raport i siguruar nga “Scan”.

Sa i përket financave publike, agjencia thotë së borxhi publik po bie, por se nga ana tjetër, rreziqet që burojnë nga skemat e Partneritetit Publik Privat, mbeten. Financat publike mund të vuajnë në rast se rreziqet që burojnë nga këto projekte, materializohen.

Aktualisht, Shqipëria ka më shumë se 200 projekte të tilla, në infrastrukturë rrugore, energji elektrike dhe kujdesin shëndetësor. Rreziqet e mundshme nga PPP mbeten të vështira për t`u parashikuar dhe për t`u vlerësuar, thotë agjencia.

Një tjetër rrezik i madh për financat që përmendet nga agjencia është niveli i lartë i borxhit qeveritar i denominuar në valutë, gjë që bën që të jetë vulnerabël ndaj luhatjeve në kursin e këmbimit valutor.

Sa i përket ekonomisë në tërësi, agjencia përmend vetëm në dy raste tërmetin e datës 26 nëntor, duke nënvizuar faktin se mund të ketë peshuar në termat reale të rritjes ekonomike si dhe sa i përket defiçitit fiskal, i cili parashikohet të zgjerohet nga 1.9% bë 2019, në 2.2% këtë vit.

Sa i përket projeksioneve të rritjes ekonomike, “Standard and Poor`s” është institucioni më pesimist për vitin që lamë pas, duke vlerësuar një normë rritje në vetëm 2.7%, nga 2.9% që vlerëson Banka Botërore.

Shkaktarët kryesorë të këtij zhvlerësimi, vlerësohen të jenë: efekti i energjisë, forcimi i lekut, por edhe tërmeti. Nga ana tjetër, sa i përket vitit aktual, projeksionet janë në linjë me ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare, dhe flasin për një normë rritje pranë 3.5%, deri në vitin 2023. “Standard and Poor`s”./Scan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular