BallinaAktualitetMarshim kundër tumoreve, Vokshi: Për PD, jeta dhe shëndeti i qytetarëve janë...

Marshim kundër tumoreve, Vokshi: Për PD, jeta dhe shëndeti i qytetarëve janë primare

Partia Demokratike organizoi sot një marshim për ndërgjegjësimin qytetar në luftën kundër kancerit. Në Ditën Botërore Kundër Tumoreve, PD i bashkohet nismës së Unionit Ndërkombëtar për Kontrollin e Kancerit, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Me slloganin “E duam jetën, e duam veten”, përmes këtij marshimi, PD ka ngre zërin për të shpëtuar mijëra jetë njerëzish, duke i vetëdijësuar dhe edukuar ata që të bëjnë kontrollet e duhura, si dhe duke i kërkuar qeverisë të bëjë investimet e duhura për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

Pas sëmundjeve karduivaskukare, kanceri është sëmundja e dytë që shkakton më shumë vdekje në Shqipëri. Janë mbi 7 mijë raste të reja në vit me një ritëm dramatik rritjeje  prej 12% në vit, ndërsa 50% e pacienteve u drejtohen spitaleve ne stade te avancuara të sëmundjes. Albana Vokshi theksoi se banorët e Tiranës janë më të rrezikuarit, pasi jetojnë në kryeqytetinmë të ndotur të Europës dhe u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes për shëndetin.

Image

DEKLARATA E ALBANA VOKSHIT, KRYETARE E LIDHJES DEMOKRATIKE TË GRUAS

Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Tumoreve. Partia Demokratike me këtë rast ka organizuar një marshim ndërgjegjësimi me moton “E duam jetën, e duam veten”, duke iu bashkëngjitur kështu fushatës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë me moton “I am and I ëill”.

Pse ky marshim sot?! Sepse shifrat në Shqipëri janë më shumë se alarmante, 20 raste të reja në ditë, të evidentuara vitin e kaluar me tumore ose 7 mijë raste të reja në një vit, duke përmendur këtu një shifër akoma më shumë frikësuese, që shërueshmëria e kësaj sëmundje në Shqipëri është vetëm 20-25%; në një kohë kur në Angli është 65-70% apo në Itali që është edhe vendi i parë në Europë shkon edhe 85-90% për lloje të ndryshme kanceri.

Në momentin që qeveria i ka braktisur qytetarët e saj, kur fondet janë vetëm gjysma e atyre që nevojiten për t’u kuruar, në mungesë të infrastrukturës, të pajisjeve, në një kohë kur qytetarët e Tiranës jetojnë në kryeqytetin më të ndotur të Europës apo një nga tre qytetet me të ndotura në Europë, kur miliona metra katror leje ndërtimi nga Erion Veliaj që e ka bërë mbytëse jetesën në Tiranë, ku ajrin e ka bërë helmues për qytetarët e Tiranës, që rrit kështu frikshëm edhe shifrat e sëmundshmërisë, Partia Demokratike ka vendosur të jetë përsëri në krah të qytetarëve.

Për Partinë Demokratike qytetarët janë të parët.

Për Partinë Demokratike jeta dhe shëndeti i qytetarëve është primare.

Ndaj ne jemi sot këtu dhe ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkohen në këtë marshim sensibilizues për të vetëdijësuar të gjithë qytetarët shqiptarë që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të bërë të gjitha ekzaminimet e duhura, në mënyrë që të parandalojnë këtë sëmundje.

Ndaj, ne jemi sot këtu për të bërë thirrje, për të ngritur zërin për çdo qytetar shqiptar, për çdo qytetar të Tiranës, që të reagojnë. Për t’i bërë thirrje çdo qytetari shqiptar që të dojë jetën, që të dojë familjen, që të dojë fëmijët e tij.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

ImageImage

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular