BallinaSportVideo/ Rashica fenomenal, Werder "dëbon" Dortmundin nga Kupa e Gjermanisë

Video/ Rashica fenomenal, Werder “dëbon” Dortmundin nga Kupa e Gjermanisë

Milot Rashica frymëzon Werder Bremen dhe eleminon Dortmundin nga Kupa e Gjermanisë. “Ylli” i përfaqësueses së Kosovës shënoi një gol dhe ishte vendimtar, në suksesin 3-2 të skuadrës së tij, që u kualifikua në çerekfinale të kompeticionit.

Rashica tentoi të shënonte që në minutën e 16-të, por topi i goditur prej tij u kthye nga portieri. Në këtë moment përfitoi Selke, që zhbllokoi takimin në favor të vendësve. Bittecourt realizoi një supergol nga jashtë zonës në minutën e 30-të, për rezultatin 2-0, ndërsa reagimi i Dortmundit erdhi në minutën e 67-të me talentin Haaland, që shënoi pasi u shërbye nga Brandt.

Vetëm tre minuta më vonë, Rashica mori një top nga Osako dhe pas një dueli shpejtësie me një mbrojtës goditi në një pozicion të vështirë, por saktësisht, me topin që përshëndeti rrjetën. Dortmundi u kthye në lojë me golin e Reynas në minutën e 78, pa nuk ia doli të shmangte eliminimin.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular