BallinaSocialeDita kundër Tumorëve, Dr.Henrik Zotaj: Faktorët, sa raste shfaqen në vit dhe...

Dita kundër Tumorëve, Dr.Henrik Zotaj: Faktorët, sa raste shfaqen në vit dhe moshat që preken

Nga Dr.Henrik Zotaj

Dita boterore kunder kancerit eshte nje nisme e Unionit Nderkombetar per Kontrollin e Kancerit.(UICC) mbeshtetur dhe nga OBSh.
Kjo dite ka si qellim te bashkoje popullaten dhe profesionistet ne luften kunder kancerit dhe te shpetoje miliona jete njerezish..
Kjo mund te behet nepermjet vetedijesimit dhe edukimit mbi semundjen, si dhe te ndikoje te individet dhe qeverite per te bere jo vetem kontrollet por dhe investimet e duhura per Parandalimin dhe zbulimin e hershem te kesaj semundjeje.
9.6 milion njerëz ne bote, humbin “betejen” çdo vit nga kanceri.
ky numer parashikohet të dyfishohet në vitin 2030
Vendet me të ardhura të ulëta kane me pak se 30% të shërbimeve shëndetësore për trajtimin e kancerit, krahasuar me 90% të shërbimeve shëndetësore që kanë vendet me të ardhura të larta.
Kanceri është një nga sëmundjet më të përhapura në të gjithë botën.
Ne Shqiperi patologjite tumorale, jane shkaktari i dyte i vdekjeve, pas semundjeve kardiovaskulare..!
Shqiperia rezulton te kete mbi 7000 raste te reja ne vit..shifer relativisht e larte duke u nisur nga numri i popullsise..
Tipogjia me e shpeshte mbetet Kanceri i gjirit te femrat me mbi 670 raste te reja ne vit dhe
Kanceri i pulmonit te burrat, me mbi 800 rase te reja ne vit.
Nderkohe qe nje rritje te frikshme vitet e fundit ka patur dhe Kanceri Colorectal, si
dhe Kanceri i qafes se mitres..
Mosha me te prekura nga tumoret ne Shqiperi mbetet mosha 46 deri 59 vjec
Por problemi kryesor ne 10 vitet e fundit ne Shqiperi, mbetet ulja e moshes mesatare tek te diagnostikuarit me tumore edhe ne moshat e reja 20 deri 35 vjec, sidomos tek tumoret e gjirit dhe te Aparatit gastro-ontestinal..
Numri ne rritjen i patologjise tumorale ka nje sere faktoresh sic jane..
1.faktore sociale..
Procesi i plakjes se popullates..
Renia e lindshmerise..
Emigrimi i larte popullates kryesisht te rinjte..
Stadi i vone i diagnostikimit te tumoreve..etj.
2.Ndersa ne Faktoret e Riskut, te identifikueshem mbeten:
Ndotja e mjedisit..
Ndryshimi i stilit te jetes, (si obeziteti, konsumi alkolit, duhanit, mungesa e aktivitetit fizik, konsumi i produkteve te pakontrolluara ose me sasi te larte yndyrore.. etj)
Ndryshimi i sjelljes riprodhuese..
Trajtimet hormonale..
Rrezatimet e llojeve te ndryshme..
Faktoret gjenetike..etj
Formati per kontrollin e patollogjive tumorale ne Shqiperi, do te konsistonte ne:
Ndertimi i nje strategjie te duhur, mbi dy shtylla kryesore.
E para:
A.Parandalimin paresor te Tumoreve..
B.Zbulimin te hershem te Tumoreve…
e dyta:
C. Trajtimin ne Kohe dhe Cilesor te kancerit..
D. Forcimin e Kujdesit te Onkologjise Paliatve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular