BallinaAktualitetNishani: "Kap ça të kapësh" praktikë e krimit ordiner, krimi i organizuar...

Nishani: “Kap ça të kapësh” praktikë e krimit ordiner, krimi i organizuar ka struktura, ka strategji

Ish-presidenti i republikës dhe ish-ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka komentuar paketën anti-KÇK të qeverisë Rama.

Basha nga emisioni “Arena” e Dritan Hilës në TV Ora, është shprehur se kur kryeministri ngre aksionin qeveritar mbi fabulën kap ça të kapësh, kjo është e papranueshme.

Sipas Nishanit, kjo është një frazë e krimit ordiner dhe jo atij të organizuar, i cili ka struktura dhe strategji.

Bujar Nishani: Kur kryeministri tenton të ndërtojë fabulën e aksionit qeveritar mbi bazën e kësaj filozofie, kap ça të kapësh, unë ndihem shumë keq. Kjo është e pranueshme në gjykimin tim. Kjo praktikë nuk është e krimit të organizuar, por është e krimit ordiner. Krimi i organizuar nuk është të vjedhim çka të vjedhim dhe të ikim. Krimi i organizuar ka struktura, ka strategji. Krimi i organizuar nuk vjen për të vjedhur të tregu i fshatarëve apo pasqyra makinash.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular