BallinaKryesoreZëri i Amerikës: Tërmeti në Shqipëri, sot konferenca e donatorëve në Bruksel

Zëri i Amerikës: Tërmeti në Shqipëri, sot konferenca e donatorëve në Bruksel

Në Bruksel ka nisur sot pasdite Konferenca ndërkombëtare e donatorëve e organizuar nga Komisioni europian me qëllim grumbullimin e fondeve për të ndihmuar Shqipërinë për të përballuar pasoajt e tërmetit të fort që goditi vendin më 26 nëntor 2019.

Konferenca, në të cilën kanë konfirmuar pjesmarrjen mbi 100 shtete dhe organizata apo institucione ndërkombëtare, është parashikuar të hapet nga presidentja e Komisionit europian Ursula Von Der Leyen. Do të pasojë një deklaratë e kryeministrt shqiptar Edi Rama, një fjalë e Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel dhe një deklaratë e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviç, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së.

Gjatë këtij sesioni do të prezantohet dhe raporti i vlerësimit të dëmeve, një material i detajuar të cilin qeveria shqiptare e ka hartuar në bashkëpunim me Bashkimin europian, Bankën Botërore dhe Kombet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të raportit, përveç 51 viktimave dhe 900 të plagosurve, tërmeti i nëntorit “zhvendosi nga banesat e dëmtuara rreth 17 mijë njerëz. Në total prej kësaj katastrofe natyrore u prekën 202 291 persona në 11 njësi të qeverisjes vendore”. MBi 62 mijë janë ndërtesa e dëmtuara. Raporti i vlerësimit arriti në përfundimin se “për të përballuar efektet e dëmit dhe të ardhurave të humbura si rezultat i tërmetit, do të duheshin gati 1.08 miliardë Euro në të gjithë sektorët për rimëkëmbje. Sektorët që reflektojnë nevojat më të mëdha janë strehimi, që përfaqëson pothuajse 76% të të gjitha nevojave, pasuar nga arsimi dhe infrastruktura”. Vetëm për të përballuar dëmet e krijuara për strehim përllogaritet se do të duhen afro 696 milion euro.

Pas seancës së parë, do të ketë dhe një tjetër ku vendet dhe institucionet pjesmarrëse do të bëjnë publike mbështetjen që secila prej tyre do të japë për Shqipërinë.

Duke komentuar pritshmëritë nga kjo konferencë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “nuk bëhet fjalë për të arritur të përmbushim të gjitha nevojat. Por, sidoqoftë të mbetemi në një nivel që sado modest, të mund të ketë një peshë në proces. Nëse realizojmë këtë, ne do të jemi të kënaqur. Nëse shkojmë përtej kësaj, ne do të jemi të lumtur”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular