BallinaKryesoreZgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale, garantojnë votën e lirë dhe kthejnë...

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale, garantojnë votën e lirë dhe kthejnë stabilitetin!

Nga Av.Naim Hasani

Shqiperia ndodhet sot ne nje nga momentet me kritike te egzistences se saj, si rezultat i qeverisjes tejet te papergjegjshme per 7 vite me radhe nga qeveria e eksperimentit teresisht e deshtuar “Rilindje”.
Nje qeveri ilegjitime qe egzistencen e saj e ka te bazuar tek krimi, kriminelet, dhunimi i  vullnetit te qytetarëve nepermjet shitblerjes masive te votes me parate e droges dhe korrupsionit, nuk mundet kurrsesi te jete nje qeveri qe mund te perfaqesoje zerin e qytetarëve te lirë në një shoqëri demokratike.
Dhunimi dhe marrja peng e cdo institucioni kushtetues dhe mbushja e parlamentit me elemente kriminelë te rrezikshem, qe nuk kane asgje te perbashket me interesat kombetare dhe enderren e kahershme per nje Shqiperi si gjithë Europa,  jane parimet themelore te qeverise se sotme.
Perpjekjet e vazhdueshme te Rilindjes per te kapur te vetmin institucion, i cili, ne kushtet e sotme, mund te garantoje balancimin e pushteteve, Gjykaten Kushtetuese, kur te gjitha organet  e tjera te pushtetit vendor dhe qendror jane pervetesuar ne menyre antikushtetuese, jane nje kembane e forte alarmi per rreshqitjen e Shqiperise ne nje rregjim monist dhe neodiktatorial.
Nje qeveri qe para se te vinte ne pushtet premtoi 300,000 vende te reja pune dhe ne fakt eshte pergjegjese per largimin masiv te mbi gjysem milioni qytetarësh shqiptarë, shpopullimit te pariparueshem te Shqiperise, dhe shuarjen e shpresës se brezit te ri per te ndertuar te ardhmen per vete dhe per familjen ne vendlindje, nuk ka asnje legjimitet moral dhe ligjor per te qeverisur dhe duhet te dorehiqet.
Diaspora shqiptare ne Britani, Europe dhe kudo qe ndodhet, nuk mundet te qendroje indiferente ne kushtet kur atdheu yne lufton per egzistence.
Ne shoqerite ku neve jetojmë, protestat demokratike, paqesore dhe qytetare jane nje instrument i fuqishem per tu perballur me nje qeverisje qe nuk ka per motiv vullnetin e popullit. E njejta duhet te jete edhe ne Shqiperi.
Çdo perpjekje dhe manifestim demokratik ne sherbim te unitetit te kombit dhe rrespektimit te institucioneve kushtetuese per te vene ne vend dinjitetin e neperkembur te shqiptarëve,  duhet mbeshtetur me te gjithe forcen dhe mjetet demokratike nga shqiptarët kudo qe ndodhen.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale ne te njejten date, pas miratimit te reformes zgjedhore janë te pashmangshme, per te garantuar stabilitet politik, ekonomik dhe paqen sociale ne Shqiperi dhe per tju ngjallur shpresen shqiptarëve kudo qe ndodhen.
Cdo qeveri qe do te vije ne Shqiperi duhet te kete ne themel garantimin e votes se lire dhe llogaridhenien ndaj qytetarëve, rikthimin e shpreses dhe ndaljen urgjente te eksodit masiv e shpopullimit te tokave tona shekullore.
Keto objektiva nuk njohin perkatësi partiake, krahinore apo fetare. Jane parime bazë per një Shqiperi demokratike dhe Europiane, per the vënë vend dinjitetin e nëpërkëmbur te popullit shqiptar.

Av. Naim Hasani
Kryetar i Deges se Partise Demokratike ne Britani

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular