BallinaBotaGrenell përplaset me Albin Kurtin: Gabim masat gjysmake

Grenell përplaset me Albin Kurtin: Gabim masat gjysmake

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas njoftimit të sotshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe me kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia.

Grenell ka thënë, nëpërmjet një reagimi në natën e së enjtes, në rrjetin social Twitter, se administrata e presidentit Donald Trump nuk e mbështet masën gjysmake të shefit të ekzekutivit kosovar.

“Ne nuk e mbështesim masën gjysmake të kryeministrit Kurti”, ka shkruar Grenell. “Qëndrimi ynë është shumë i qartë: tarifat duhet të hiqen krejtësisht”, ka deklaruar emisari i Trumpit.

“Zoti Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë sot presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, është shprehur ai.

Sot, Kurti ka vendosur ta heqë tarifën për lëndët e para që importohen nga Serbia, duke filluar nga data 15 mars.

E nëse Serbia ndalon fushatën jomiqësore, atëherë nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe.

Kryeministri tha se nëse Serbia nuk reflekton, nga 1 prilli do të nisë implementimi gradual i reciprocitetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular