BallinaSportOlimpiakosi shtang Arsenalin në Londër

Olimpiakosi shtang Arsenalin në Londër

Me një fitore 2-1 pas kohës shtesë ndaj Arsenal, skuadra e Olimpiakosit  ka siguruar kualifikimin në fazën e 2/8 së finales në Ligën Evropa.  Skuadra nga Londra e veriut u befasua në minutën e 53’ të takimit, me golin e Papa Abou Cisse, i cili vendosi rezultatin 0:1, rezultat ky që ishte finali i 90 minutave të rregullta. Në vazhdime, Arsenal tentoi të shmangte ekzekutimin e penalltive, dhe një gjë të tillë e arriti Pierre Emerik Aubamejang, me golin e shënuar në minutën e 113’. Dhe kur mendohej se Aubamejang do të ishte heroi i ndeshjes, Youssef El Arabi reagoi për Olympiakosin, duke shënuar gol në minutën e 120’, për t’i dhënë kualifikimin skuadrës së tij. Në këtë mënyrë me rezultatin total 2:2, Olympiakosi siguron kualifikimin në 1/8-ën e finales, falë golit të El Arabi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular