BallinaKulture"E kam takuar Presidentin Tramp"/Satirë nga Albert Avduli

“E kam takuar Presidentin Tramp”/Satirë nga Albert Avduli

Nga Albert Avduli

E kam takuar Presidentin Tramp.

U ndodha në kohën e duhur, në hapësirën e duhur dhe me personin më të fuqishëm të botës.
Për kureshtarët po e rrëfej :
Kordat e verdha të gjumit, m’i kish paralizuar një ëndërr diplomatike. Ecja në tjetër dimension mendor dhe kohor. Ai, dimensioni i tretë, ishte tokësor.
Ndala në Londër, te restoranti “Oda e Çarls Beut”. Sapo më kishin shërbyer paçe e pilaf.
Kamarierët vrapuan e hapën dyert. Në odë u fut gjithë turfullimë, ai pra, Donaldi. Të bëftë mirë Albert ! Ku ma di emrin ky ? Aha, po kot nuk është atje ku duhet, di gjithëçka.
Bujrëm ! – e ftova dhe hoqa lugën nga goja.
Je turk ? – më pyeti dhe vazhdoj – ha paçe, thua ” bujrëm”, sepse nga emri Albert dhe fytyra kuqalashe mendova se je i evropit.
Ja ashtu, Zotni, nga rraca e gjuha evropian jam, prej Shqipërie. Nga besimi jam bektash, trurin ma ka shplarë komunizmi dhe propoganda e Tiranës.
Amalgamënjeri- tha – po ulem dhe vazhdoj.
Kam dëgjuar për rracën tuaj.
Jeni të çuditshëm. Bëni si krenar e kryeneç, por nënshtroheni ndaj çdo fuqie.
Këtë s’mund ta pranoja, jo Zoti Tramp, të ishte ky, por vetë Zoti i Madh.
Jo, i thash prerë. Populli, të cilit i përkas, është trim, durimtar e i paepur. Ne luftuam 500 vite kundra turkut e u bëmë si ata. Ne e çliruam vëndin nga ju, gjermanët dhe 50 vite qëndruam ballëpërballë juve, amerikanëve.
Ende sot, kur duam ju shajmë e kur na do qejfi ju mburrim.
Haahaaa, qeshi fort ai, sa paçja ime filloj të zjente në tas.
E kam dëgjuar këtë, foli dhe rregulloj baluket.
Paskeni dhe humor ju, vazhdoj me zë të ulët.
Më trego një barcaletë.
Nuk mund t’ja prishja dëshirën.
Nga mospajtimet e mëdha, ndonjëherë, lindin miqësi të forta.
I tregova këtë :
Një pule, klloçkë a kllokë si i thonë disa,i vunë për të ngrohur vezët e rosës. U maturua embrioni e çelën vezët. Zogjtë sa dolën, u lëshuan drejt kanalit të ujit.
U habit pula, u trishtua deri sa i ra të fikët.
Tramp, heshti një minutë, më pa drejt në sy e pati kurajon t’më thoshte; fabulën e dëgjova, moralin s’po e kuptoj.
Po ja, Zotni, ligjërova unë. Secili ka mjedisin e vet, dashuritë apo urrejtjet e tij, disa janë gjenetike e disa patologjike. Janë dhe reflekset, instiktet, veset apo virtytet.
Kështu na ka ndodh dhe neve, si rosat e vogla, që rendën drejt ujit edhe pse nuk e kishin parë kurrë më parë.
Tek ne, një pjesë, e do Amerikën sa lind dhe pa kushte. Pjesa tjetër e urren pa lindur, nuk e do as kur e mbush me dollar.
Gjithësesi, jo të gjitha dashuritë janë të ndërsjellta. Ajo zonja.Sindroma e Stokholmit varet kë kap.
U çua pa më përshëndetur.
Sa zgjata dorën të kap lugën e paçes, ndjeva duart e time shoqe mbi ballë.
Çfarë ke, që përpëlitesh më pyeti ?
Eh, ç’ëndërr ishte ajo . . .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular