BallinaKryesoreLetra e Metës për BE/ Rama: Për herë të parë në historinë...

Letra e Metës për BE/ Rama: Për herë të parë në historinë e zgjerimit një vend ka presidentin e vet kundër e Brukselin pro

Edi Rama ka reaguar pas publikimit të letrës së Presidentit të Republikës Ilir Meta për BE.

Në “Twitter”, Rama shkruan se për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian, një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij.

Lexo më tej: 

Sipas kryeministrit, sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit.

“Shqipëria mund ta marrë mund të mos e marrë PO-në që meriton nga Këshilli Europian, po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh, as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi!
Sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit! Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin.
Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit”, shkruan Rama.

Raa TwPresidenti Meta publikoi dje letrën dërguar komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi pas akuzave të maxhorancës së kërkon të bllokojë hapjen e negociatave.Në letrën e tij Presidenti Meta ndër të tjera shkruan se mazhoranca socialiste që qeveris vendin kërkon të prishë balancat me qëllim marrjen nën kontroll të Gjykatës Kushtetuese.“Nuk mund ta fsheh keqardhjen në lidhje me fotografimin e fakteve lidhur me procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese për të cilën thoni: ‘Ka një mosmarrëveshje në lidhje me të fundit anëtarë të nominuar si pasojë e një interpretimi të procedurave të emërimit nga Presidenti Republikës’. Padiskutim ka një mosmarrëveshje, në lidhje me procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues, por kjo vjen nga interpretimi i ndryshëm prej shumicës qeverisëse e cila tenton të kapë Gjykatën kushtetuese të vendit duke e shtuar këtë krizë Sui Generis në Shqipëri.
Si për ti komplikuar gjërat më keq, ju duhet të dini se kjo mazhorancë ka miratuar në Parlament një ligj anti kushtetues duke ndryshuar rregullat për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tek Presidenti i Republikës, siç parashikohet në Kushtetutë”, i shkruan Presidenti Meta komisionerit Varhelyi.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular