BallinaKronikeVIDEO – FOTO/ Aksidenti me një të vdekur në Laprakë, dalin pamjet...

VIDEO – FOTO/ Aksidenti me një të vdekur në Laprakë, dalin pamjet nga vendgjarja

Pak para mesnatës së djeshme në zonën e Laprakës ka ndodhur një aksident ku si pasojë e përplasjes së makinës ka humbur jetën një përson.

Nërkohë që një video e shpërndarë në JOQ  sjell pamjet e ngjarjes së rëndë që ndodhi në Tiranë. Policia ka arrestuar shoferin e makinës pasi ai ka qene ne gjendje te dehur dhe ka tentuar të fshehe ngjarjen duke e kaluar viktimen ne vendin e shoferit pas aksidentit.

Ja njoftimi i policisë:

Nga Shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Ç., 30 vjeç, sepse më datë 06.03.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin është përplasur me një mjet me drejtues shtetasin A.S.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi F.A., pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin  A.Ç.

Ky shtetas gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore duke thënë se drejtues mjeti ka qënë shtetasi F.A.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“,  “Deklarim i remë para oficerit të policisë Gjyqesorë ” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

ImageImageImageImage

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular