BallinaKryesoreOpozita propozon depolitizim të administrimit të zgjedhjeve: Qeveria kujdestare 100 ditë para...

Opozita propozon depolitizim të administrimit të zgjedhjeve: Qeveria kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve, parakusht për zbatimin

Zbardhen 9 pikat kryesore të opozitës për administratën zgjedhore, të cilat do të propozohen në tryezën për reformën zgjedhore.

1. Opozita propozon depolitizim të administrimit të votimit dhe numërimit, duke ruajtur balancimin politik.
2. Një anëtar jopolitik, i emëruar nga KQZ, të jetë përgjegjës i vetëm për administrimin e votimit. Kur ështe e nevojshme te merren vendime, ato merren nga komisionerët politikë, që do të emerohen në raportin 3:3, qeveri:opozitë.
3. Rastet e vendimmarrjes në komisionet e votimit janë të pakta. Pjesa më e madhe e ditës së votimit nuk është vendimmarrje, ndaj roli i anëtarit jopolitik është vendimtar në depolitizimin e votimit.
4. Opozita propozon që numërimi të kryhet nga zyrtarë jopolitikë, të trajnuar dhe emëruar nga KQZ. Numëruesi jopolitik ka të gjithë përgjegjësinë e numërimit.
5. Partitë politike nuk do të kenë më numërues, por do të mbikqyrin nga afër numërimin dhe do të kontestojne çdo shkelje.

6. Komisionet e nivelit të mesëm, KZAZ, ndjekin të njëjtin model. Komisioneri jopolitik, i emëruar nga KQZ, do të menaxhojë procedurat ligjore, si dhe përgjigjet për zbatimin e ligjit. Partitë do të kenë anëtarë në mënyrë të balancuar.
7. Për të parandaluar dhe eleminuar parregullsitë në votim, propozohet futja e rinumërimit të detyrueshëm të 10% të kutive nga KQZ.
8. Nëse nga rinumërimi dalin probleme, subjektet zgjedhore kanë të drejtë të kërkojnë hapjen e kutive të tjera në KZAZ ku dalin probleme.
9. Nëse rinumërimi ndryshon rezultatin, numeruesit dhe komisionerët përgjegjës ndëshkohen dhe dërgohen për ndjekje penale.

Opozita e Bashkuar propozon një model miks të administrimit zgjedhor që garanton zbatim rigoroz të ligjit nga komisioneri jopartiak i cili mban përgjegjësinë disiplinore dhe penale në mënyrë të individualizuar, ruan aksesin e balancuar të partive politike dhe besimin e tyre në vendimmarrje, por garanton ndërhyrjen ligjore për të zhbërë parregullsitë dhe manipulimet në votim dhe numërim.

Burime nga opozita thanë se këto masa ndërveprojnë në kompleks me masat e propozuara me parë nga Opozita e Bashkuar për të garantuar lirinë dhe sekretin e votës së zgjedhësve.
“Këto parashikime mund të funksionojnë vetëm në kushtet e çaktivizimit të vullnetit të qeverisë për të manipuluar zgjedhjet dhe për këtë arsye propozimi i parashtruar në vijmësi nga opozita e bashkuar për një qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve është parakusht për zbatimin e secilit prej propozimeve te parashtruara.” citojnë burimet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular