BallinaAktualitetItalia e Veriut në karantinë, pezullohen të gjitha fluturimet nga Tirana me...

Italia e Veriut në karantinë, pezullohen të gjitha fluturimet nga Tirana me 10 aeroporte

Autoriteti i Aviacionit Civil zyrtarisht ka zbatuar urdhërin e qeverisë për pezullimin e të gjitha fluturimeve drejt 10 aeroporteve në veri të Italisë. Bëhet fjalë për zonat ku Italia i ka shpallur ‘zona të kuqe’ dhe ndalohet deri më 3 prill lëvizjet hyrëse dalëse.
Saktësisht janë pezulluar flutirmet nga Tirana drejt Milano Malpensas, Milano Bergamo, Bologna, Firenze, Xhenova, Venecia, Verona, Pisa, Peruxhia.

NJOFTIMI I AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL

Njoftim i rëndësishëm në lidhje me COVID-19 dhe fluturimet për/nga Shqipëria dhe Italisë.

Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe:

• Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
• Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
• Aeroporti Bologna (BLQ)

• Aeroporti Firenze (FLR)
• Aeroporti Genoa (GOA)
• Aeroporti Perugia (PEG)
• Aeroporti Pisa (PSA)
• Aeroporti Rimini (RMI)
• Aeroporti Venezia (VCE)
• Aeroporti Verona (VRN)

Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular