BallinaBotaVdekjet nga koronavirusi në rritje, Conte shpallet gjithë Italinë "Zone te kuqe"

Vdekjet nga koronavirusi në rritje, Conte shpallet gjithë Italinë “Zone te kuqe”

Nuk do të ketë më një zonë të kuqe. Masat kufizuese shtrihen në të gjithë Italinë”. Kjo është masa e fundit e paralajmëruar nga kryeministri italian Giuseppe Conte për të përballuar emergjencën e koronavirusit.

“Infektimet dhe vdekjet janë në rritje”, nënvizoi Kryeministri italian duke ftuar të gjithë të ndryshojnë zakonet e tyre dhe të kufizojnë lëvizjet. Masat e reja të parandalimit, të thirrura nga Conte “Io resto caso”, do të hyjnë në fuqi nga e marta.

“Lëvizjet vetëm për punë, domosdoshmëri apo shëndet”

“Lëvizjet në të gjithë Italinë do të jenë të mundshme vetëm për arsye të punës, nevoja të domosdoshme apo shëndet”, tha Conte duke kujtuar se “tubimet duhet të shmangen në mënyrë absolute për të ndaluar infeksionin”.

“Numrat – përsëriti Conte – na tregojnë se ne kemi një rritje të madhe të njerëzve nën kujdes intensiv dhe për fat të keq edhe të personave që kanë vdekur. Zakonet tona duhet të ndryshohen tani: të gjithë duhet të heqim dorë nga diçka për të mirë të Italisë. Ne duhet ta bëjmë atë menjëherë dhe do të kemi sukses vetëm nëse të gjithë bashkëpunojmë dhe përshtatemi me këto rregulla më të rrepta”.

“Stop të gjitha ngjarjet sportive”
Kryeministri italian tha se “nuk ka asnjë arsye pse të vazhdojnë aktivitetet sportive, ne kemi ndërmarrë edhe veprime për këtë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular