BallinaAktualitetTjetër mbledhje urgjente e qeverisë, priten masa të reja për Koronavirusin

Tjetër mbledhje urgjente e qeverisë, priten masa të reja për Koronavirusin

Kryeministri Edi Rama njofton tjetër mbledhje urgjente të qeverisë. Pas mbledhjes së djeshme, mësohet se Rama do të mbledhë edhe këtë pasditen qeverinë, në orën 15:30, ku në fokus është sërish koronavirusi.

Pritet që në mbledhje të merren të tjera masa për parandalimin e virusit vdekjeprurës, pasi një gjë e tillë u paralajmërua edhe nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Kujtojmë se brenda dy ditëve numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 10, ndërsa po bëhen analizat për shumë raste të tjera të dyshuara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular