BallinaAktualitetE moshuara me COVID-19 nga Patosi niset me urgjencë në Tiranë

E moshuara me COVID-19 nga Patosi niset me urgjencë në Tiranë

Një grua 85 vjeçare nga Patosi është nisur me urgjencë drejt spitalit infektiv në Tiranë në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes, 19 mars.

E moshuara ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe ardhja e saj në Tiranë është bërë për shkak të përkeqësimit të gjëndjes së saj shëndetësore.

Gazetarja e Ora News, Inelda Vallja informon se e moshuara ishte në vetëkarantinim prej disa ditësh dhe ka rezultuar pozitive në analizën e marrë paraditen e sotme, rezultatet e së cilës kanë ardhur në mbrëmje.

Mësohet se e moshuara është nëna e një pacienti 61 vjeçar që ndodhet prej ditesh në spitalin Infektiv në Tiranë, nga i cili mund të jetë infektuar.

Gruaja e moshuar mësohet se ka edhe probleme të tjera shëndetësore dhe gjatë ditëve që ka qenë në vetëkarantinim është asistuar ngë mjekë të Spitalit Fier dhe Qendrës Shëndetësore Patos.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular