66-vjeçari nga Lushnja që ndërroi jetë një ditë më parë është dërguar për në banesën e fundit pak minuta më parë në varrezat e qytetit.
ABC News raporton se në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm vetëm tre persona.
Ky është një precedent i pazakontë ky për traditën shqiptare, por i bërë e detyrueshëm nga kriza e koronavirusit.
Pas ceremonisë së varrimit, punonjësit e bashkisë kanë dezinfektuar hyrjen e varrezave të Lushnjes me qëllim minimizimin e çdo mundësie të shpërndarjes së virusit.