BallinaBotaBritania e Madhe nuk "reziston" dot më, Boris Johnson mbyll gjithçka

Britania e Madhe nuk “reziston” dot më, Boris Johnson mbyll gjithçka

Ndryshe nga reagimet e mëparshme për koronavirusin që sinjalizonin se Britania e Madhe nuk do të ndërpriste jetën normale, kryeministri britanik Boris Johnson ka marrë vendim për ‘mbyllje’ të Britanisë së Madhe nga dita e premte. Ai ka urdhëruar që baret, restorantet, kinematë dhe palestrat që të mbyllin dyert, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Teksa sëmundja COVID-19 po përhapet në gjithë botën, qeveri, kompani dhe investitorë janë duke u përballur me krizën më të rëndë të shëndetit publik që prej pandemisë së vitit 1918.

Johnson ka thënë se e kupton sa e vështirë është që të ndalohet tradita e britanikëve për të vizituar baret, mirëpo një gjë e tillë tani është kthyer në domosdoshmëri.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka raportuar për 3,983 persona të prekur me koronavirus, pas testimit të 66,976 pesonave.

Shkencëtarët qeveritarë kanë thënë se përhapja e virusit është më e madhe në Londër, pasi disa njerëz nuk janë duke zbatuar këshillin e qeverisë për t’u izoluar. Deri më tani 177 persona kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje në Britani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular