BallinaAktualitetEMRI/I dënuar për krime seksuale të rënda në Itali, kush është 52-vjeçari...

EMRI/I dënuar për krime seksuale të rënda në Itali, kush është 52-vjeçari i rrezikshëm qe u arrestua ne Shkoder

Një 52-vjeçar që ishte shpallur në kërkim nga Italia, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, u bë kapja dhe ndalimi, për qëllim ekstradimi, i shtetasit Arben Gorila, banues në fshatin Brabullush, Vau i Dejës.

Ndalimi i tij është bërë pasi ai ka qenë i shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore e Interpolit në Tiranë, më datë 11 mars, ku rezulton se ky shtetas ka pasur urdhër arresti, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Torinos në Itali, me Nr. 79 / 2020 SIEP, datë 20.02.2020, e cila ka dënuar me 7 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Krime të rënda seksuale”, sipas Kodit Penal italian.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular