BallinaKryesoreBasha: Nuk ka asnjë vështirësi për t’i realizuar kushtet e hapjes së...

Basha: Nuk ka asnjë vështirësi për t’i realizuar kushtet e hapjes së negociatave. Duhet vullnet politik

spot_img
spot_img

Basha: Nuk ka asnjë vështirësi për t’i realizuar kushtet e hapjes së negociatave. Duhet vullnet politik.

Pyetje: A janë hapur apo nuk janë hapur negociatat?

Lulzim Basha: Një nga aftësitë më të tmerrshme të politikanëve është ta shesin sapunin për djathë. Dhe kjo është padiskutim pjesa më e turpshme e profesionit tonë. Nuk është një sëmundje e kufizuar vetëm në Shqipëri, por për fat të keq në Shqipëri ka marrë përmasa groteske, sepse për fat të keq fjalimin që sapo vutë (Edi Rama për negociaatat) e kemi dëgjuar për 4 vite me rradhë. Unë i bëj thirrje kujtesës së shqiptarëve, madje dhe fizikisht është hapur shpampanja, jo vetëm në kuptimin figurativ. Prandaj është e rëndësishme të heqim dorë nga kjo sjellje, sepse kështu mund të shkosh diku, por jo në Europë. Kështu mund të arrish diçka, por jo integrimin e vendit në një bllok vlerash, parimesh dhe normash, që ju shërbejnë qytetarëve.

Pyetje: Pra 15 kushtet janë kushte të domosdoshme, përndryshe negociatat nuk konsiderohen të hapura?

Lulzim Basha: Unë mendoj se është i tepërt çdo koment i imi nëse ju lexoni të plotë deklaratën e zotit Ëhadepul apo nëse lexoni pjesë nga deklarata e ministrit të jashtëm holandez, që janë dy prononcimet e para, është e qartë që Shqipëria ka detyra për të kryer para se të hapen negociatat.

Pyetje: Pra nga 5 pyetje në 2016, kemi shkuar në 15 në 2020. A e bën kjo më të vështirë procesin, sepse një pjesë e shqiptarëve sot kanë festuar? Ndërkohë që ne flasim nga 2016-ta deri në 2020-ën, nga 5 kanë shkuar në 15 kushte, kjo e vështirëson, aq më tepër kur kam parasysh zoti Basha, për të plotësuar ato kushte opozita dhe maxhoranca shqiptare kanë precedentë të frikshëm të gjetjes së gjuhës së përbashkët?

Lulzim Basha: Jo, nuk ka asnjë vështirësi për t’i realizuar këto kushte. Kushtet kanë të bëjnë me problemet që ka hasur Shqipëria. P.sh, një nga problemet që nuk përmendem, por është kusht tashmë, është blerja e votave. Votat u blenë në shtator të vitit 2016, u blenë në Dibër dhe pastaj në zgjedhjet e vitit 2017-të. Ky është një problem që BE nuk e kapërdin, nuk mund t’i mbyllë sytë. A mund të zgjidhet ky problem? Patjetër që mund të zgjidhet. Nëqoftëse partia apo partitë që blejnë vota vendosin mos ta bëjnë këtë, vendosin mos të kandidojnë më persona që nuk përfaqësojnë qytetarët, por persona që përfaqësojnë llumin e shoqërisë. Nëqoftëse financimi i partive dhe fushatave bëhet në mënyrë transparente dhe paraja e pisët nuk dikton as parlamentitn dhe as qeverinë, as ministrat, as ligjet, atëherë të gjithë qytetarët do të përfitojnë. Po të shikojmë këto, nuk janë kushte postbllok, ku BE po na mban larg me dorë, por janë kushte për të përmirësuar qeverisjen e vendit. Për të përmirësuar vetë shtetin shqiptar dhe aftësinë e shtetit shqiptar për t’i shërbuer qytetarëve. Ndaj në këtë kuptim, duhert të mirëpriten dhe jo të pretendohet se nuk ekzistojnë.

Pyetje: Në fakt ministri Blok, thotë se vendi i tij dëshiron të shikojë gjykime specifike ndaj funksionarëve të lartë para se të japë miratimin për fillimin e negociatave për kapitullin e parë. Në fakt duhet pranuar se jemi në kushte të jashtëzakonëshme, sa na shtyn, ku shkon kjo datë?

Lulzim Basha: Padyshim jemi në gjendje të jashtëzakonëshme dhe lajmi siç e thatë ju në fillim të emisionit, ka ardhur në kushtet e një gjendje të jashtëzakonshme. Por, një gjë është e qartë, se nëse ka vullnet politik, atëherë secili prej këtyre kushteve mund dhe do të plotësohet. Mos harroni, kur BE nuk na vuri 15, por 150 kushte që të hiqeshin vizat. Shqiptarët mbase e kanë harruar dhe mua më vjen mirë që kanë harruar kohën e radhëve të gjata para kosullatave dhe ambasadave me ditë e me netë dhe pastaj gjysma nuk e merrnin vizën. Kanë harruar se sa shumë na ka kushtuar kjo po kështu në kuptimin e jetevë të humbura, të sakrificave për të kaluar në mënyrë të paligjëshme kufirin. Por ne ia dolëm. Pikërisht 10 vite më parë ia dolëm që shqiptarëve t’u garantonim edhe lëvizjen e lirë, edhe dinjitetin. 150 kushte për t’u përmbushur! Kjo tregon se kur shteti, qeverisja, ka vullnetin, absolutisht Shqipëria ka të gjitha mundësitë për të realizuar kushtet e vënë nga BE.

Pyetje: Zoti Basha shpresojmë që ky COVID që na ra të ketë ndihmuar edhe për të reflektuar lidhur me çfarë ia vlen realisht dhe të përshpejtojë edhe ato vullnete të ngecura në këtë periudhë 30 vjeçare.

Lulzim Basha: Edhe një shembull për ta përmbyllur këtë çeshtje. Është padyshim fqinji, Maqedonia e Veriut. Para disa vitesh ka pasur disa probleme të ngjashme me tonat. Disa vite më parë edhe në Maqedoni ishin problem zgjedhjet. Ishte problem drejtësia e kapur politikisht. Ishte problem mos ndëshkimi i polilitikanëve të lartë. Problem korrupsioni dhe krimi. Edhe njëherë, më vjen keq ta them, jo në dimensionet që ka Shqipëria sot. Por tregoi përmes vullnetit politik dhe përmes bashkëpunimit midis forcave politike, diti të kapërcejë këto probleme. Diti të zhvillojë zgjedhje të pakontestuara.
Only admins can

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular