BallinaAktualitetGazetarja e njohur i thotë Ramës: Po ja kalon edhe Zotit, vetëm...

Gazetarja e njohur i thotë Ramës: Po ja kalon edhe Zotit, vetëm kryeministri i di të gjitha?

Gazetarja Anila Hoxha ia ka përplasur kryeministrit Edi Rama për nevojën patologjike që ai ka të dalë pa pushim në publik gjatë këtyre ditëve të koronavirusit.

Hoxha thotë se Rama po shfaqet si profesionit i të gjitha fushave.

“Rama doktor. Rama polic. Rama kryepolic. Rama ministër Shëndetësie. Rama ministër Rendi. Rama ministër i Mbrojtjes. Rama parashikues fati. Rama psikolog. Rama mësuesi i larjes se duarve. Rama kryetar bashkie. Rama qytetar. Rama kryeqytetar. Rama fshatar. Rama fermer. Rama gazetar. Rama sociolog. Rama epidemolog. Rama shitës. Rama furrëtar. Rama testolog. Ore çfarë bëhet kështu në këtë vend? Ky po ja kalon dhe Zotit. Vetëm kryeministri i dika të gjitha? Vetëm Rama mendon për ne? A ka ndonjë tjetër që punon në këtë vend?

Ndonjë që t’na flasë për respiratorët? Maskat? Ndonjë që t’na flasë për shtretërit? Kapacitetet? Ndihmën ndaj të moshuarve? Konkretisht si asistohen nga shteti?Konkretisht ç’po bëhet me të pastrehët? Konkretisht me shtresat në nevojë? Po me faturat? Pasojat? Ekonominë…”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular