“Mos t’ju lëshojë zemra”, Tritan Kalo jep recetën: Në këtë kohë “covidiane” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik

0

Profesor Tritan Kalo shfaqet optimist në postimin e sotëm, ndërsa iu kërkon shqiptarëve të mos i lëshojë zemra, pasi të gjithë bashkë do ia dalim të mundim koronavirusin.

Ai ka dhënë edhe një recetë për ata që janë në karantinë me të gjitha produktet shqiptare.

STATUSI I PLOTE
“Një recetë mbarëkombëtare. 24 mars 2020 ora 21:00. Në këtë kohë “covidiane” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik. Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon qeveriu, daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana Lunxhërie, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant prizreni, vaj ulliri berati e patosi përzier, pluhur speci të kuq nga gramshi, djath dele konispoli, ujë selite, kripë narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike Elbasani dhe Gjirokastre.
Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi.Ne bashkë do t’ia dalim mbanë!!!!”

foto galeri

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.