BallinaAktualitetTjetër ditë tragjike për Italinë, 756 viktima nga COVID-19, rreth 100 mijë...

Tjetër ditë tragjike për Italinë, 756 viktima nga COVID-19, rreth 100 mijë të infektuar

Një tjetër ditë tragjike për Italinë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 756 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 10 779 numrin e të vdekurve.

Ndërkohë, numri i të infektuarve ka shkuar në 97 689, ku vetëm në këto 24 orë janë konfirmuar mbi 5 mijë raste të reja të infektuar me virusin vdekjeprurës.

Italia është vendi i parë në botë me numrin më të lartë të viktimave, ndërsa virusi ka marrë një përhapje massive, ku të infektuar janë edhe 4 mijë infermierë.

Në ndihmë Italisë kanë shkuar edhe 30 mjekë e infermierë shqiptarë, të cilët do të shërbejnë për një muaj në luftën kundër COVID-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular