BallinaAktualitet“Qeveria të rishikojë vendimin”, Basha: Kosova 170 milionë euro, Shqipëria 3 herë...

“Qeveria të rishikojë vendimin”, Basha: Kosova 170 milionë euro, Shqipëria 3 herë më pak, 65 milionë euro

“Qeveria të rishikojë vendimin”, Basha bën krahasimin e paketave të ndihmës. Kosova 170 milionë euro, Shqipëria 3 herë më pak, 65 milionë euro.

Të dashur qytetarë, Kosova ka një buxhet dy herë më të vogël se Shqipëria e megjithatë ka kaluar një paketë tre herë më të madhe se Shqipëria. 65 milion euro me 170 milion euro. Ky është krahasimi midis dy qeverive, dy vendeve, dy anëve të një kombi dhe ky krahasim nxjerr zbuluar fokusin e qeverisë dhe autoriteteve të Kosovës tek interesi i qytetarëve dhe fokusin deri më tani të gabuar dhe të pamjaftueshëm të qeverisë së Tiranës. Shtesë prej 300 eurosh mbi pagën për punëtorët në terren dhe që janë të ekspozuar drejtpërdrejtë ndaj virusit, mjekët, infermierët, policët, gardianët, zjarrfikësit, ata që janë në qendrat e karantinës, me vlerë totale 15 milion euro ka miratuar Kosova. Shtesë prej 100 eurosh mbi pagën për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe farmacive për muajin prill dhe maj, paguar nga buxheti i Kosovës me një vlerë totale prej 3 milion euro. Pagesë të asistencës mujore 130 euro për gjithë qytetarët që humbasin vendin e tyre të punës për shkak të emergjencës së shëndetit publik për muajt prill, maj dhe qershor. Janë këto disa prej vendimeve të cilat Republika e Kosovës i ka futur menjëherë në fuqi. Kjo është e mundur tërësisht për Shqipërinë dhe shqiptarët me anullimin e tenderave dhe pezullimin e afro 200 milion eurove që ishin planifikuar të shkonin në drejtime totalisht të panevojshme madje korruptive është hedhur një hap i parë dhe shumë i vonuar, i kërkuar prej 3 javësh nga unë personalisht, nga Partia Demokratike dhe gjithë opozita e bashkuar. Sot dua të përsëris kërkesën urgjente për anulimin me vendim qeverie të gjithë koncesioneve dhe PPP, për alokimin e 120 milionë eurove që janë planifikuar këtë vit tërësisht në funksion të emergjencës në mënyrë që të mbështeten të gjitha kategoritë që kanë mbetur pa mbështetje nga vendimi i parë, por i paplotë i qeverisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular