BallinaKryesoreShpërthen ish-ministri ndaj Ramës: Sipas Kryeplakut, po të mos paguhen Koncensionet e...

Shpërthen ish-ministri ndaj Ramës: Sipas Kryeplakut, po të mos paguhen Koncensionet e PPP u bëka…

Nga Ylli Manjani

Pra sipas Kryeplakut, po të mos paguhen Koncensionet e PPP u bëka ’97’-a.

Kurse mospagesa e qerave, për pasojë e zinxhirit të shpenzimeve që vijnë prej tyre lufton virusin…!?

Po ’97 sikur ndodhi kur u prish zinxhiri i pagesave që njerëzit kishin programuar nga të ardhurat e fajdeve, jo pse shteti nuk paguante kontratat publike..!!

Pra, masa më efikase anti-’97-të duhet të jetë pagesa e qerave që të financohet zinxhiri i pagesave të tjera që kanë njerëzit për të bërë, jo pagesa e qeverisë të faturave të koncensioneve.

Nëse ka mundësi për të dyja, aq më mirë. Por nëse duhet të zgjedhim kush është më e rëndësishme, pa dyshim që është qeraja e pasurive private. Efekti i tyre është kapilar. Madje dëmton edhe vetë shtetin që ka planifikuar në buxhet tatimin e qerasë.

Nejse, situatë infeksioni është kjo punë… Do kalojë! Jam i bindur që po.

Dhe meqë ra fjala, bota demokratike pa dyshim që nxjerr rregulla kufizuese për biznesin, por asnjëherë nuk fut njerëzit në sherr dhe kurrë nuk u thotë qeramarrësve mos paguani qeranë. Në asnjë rast nuk goditen kontratat por orientohen palët drejt riskedulimit të detyrimeve. As në situatën e COVID19.

Nga ana tjetër qeveritë paguajnë sa munden dhe, gjithmonë gjykatat janë garanci për çdo mosmarrveshje.

Pra asnjë krahasim me ta nuk qëndron!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular