BallinaAktualitetSot 11 vite nga anëtarësimi në NATO, Yuri Kim: SHBA krenare për...

Sot 11 vite nga anëtarësimi në NATO, Yuri Kim: SHBA krenare për aleancën me Shqipërinë

Teksa sot shënon 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, nuk mund të mungonte dhe urimi nga ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ambasadës, diplomatja thekson se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë. Mes të tjerash ajo kujtoi dhe faktin se shumë shpejt NATO do të ketë dhe një pikë të saj në Kuçovë.

🇦🇱 | “Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë aleate në NATO, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë dhe Letoni. Së shpejti, NATO do të ketë një ndërtesë në Kuçovë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular