BallinaKultureFilmi turk “Miracle in Cell No.7” thyen rekorde në Netflix

Filmi turk “Miracle in Cell No.7” thyen rekorde në Netflix

Ndër filmat më të shikuar aktualisht në platformën Netflix është “Miracle in Cell No.7” (Mrekullia në qelinë numër 7).

Fjala është për një film turk, me regji të Mehmet Ada Öztekin, dhe është lansuar në kinematë turke gjatë vitit 2019.

Ndonëse u publikua në tetor të vitit të kaluar, shikueshmëria e tij është rritur me të madhe javët e fundit në mbarë botën. Sipas shikuesve, nëse edhe i “nënshtroheni” këtij filmi, fjalia “Lingo Lingo, Şişeler”, së shpejti do të marrë kuptimin e saj të plotë për ju. Ndërsa askush nuk e ka dëgjuar më parë, ky film është jashtëzakonisht i suksesshëm në “Netflix” dhe në mediat sociale këto javë.

Në rolet kryesore janë Aras Bulut İynemli (Memo) dhe Nisa Sofiya Aksongur (Ova).

Filmi trajton historinë e një burri (Memo) që ka ngecje në zhvillimin mendor. Ai akuzohet pa të drejtë për vrasjen e së bijës së një oficeri të pushtetshëm ushtarak dhe përfundon në burg. Aty rrihet dhe keqtrajtohet nga shokët e qelisë, derisa ata nuk nisin që të besojnë në pafajësinë e tij.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm, ka reaguar vetë personazhi kryesor i filmit, Aras Bulut İynemli, përmes një postimi në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 6.6 milionë persona. “Udhëtimi i ‘Mrekullisë në qelinë nr.7’ (7. Koğuştaki Mucize) filloi me dashuri. Ne e donim shumë historinë tonë. Filmi ynë vazhdon të krijojë mrekullinë e tij. Ai arriti te shumë njerëz në të gjithë botën në ditët më të vështira. Le t’i qëndrojmë njëri-tjetrit afër me dashuri. Faleminderit për interesimin tuaj. Qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt”, shkruan 29-vjeçari. Ndërkohë, Aras është një aktor i njohur dhe shumë i suksesshëm me projekte të shumta filmike dhe seriale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular