BallinaBotaKoronavirusi/Turqia me masa të reja-kufizon lëvizjen për personat nën moshën 20-vjeçare

Koronavirusi/Turqia me masa të reja-kufizon lëvizjen për personat nën moshën 20-vjeçare

Turqia ka prezantuar disa masa të reja të rrepta për ta ndaluar përhapjen e koronavirusit, pandemisë që ka vrarë mijëra njerëz në gjithë botën.

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan njoftoi një orë policore që kufizon personat nën moshën 20-vjeçare që të largohen nga shtëpitë e tyre, përveç në raste nevojash të domosdoshme.

Ai gjithashtu njoftoi një ndalim 15-ditor për daljen dhe hyrjen e automjeteve në 31 provinca, përfshirë Stambollin, si dhe qendrat urbane të kryeqytetit Ankara, Izmirit, Bursës dhe Adanasë, raporton KOHA.

Mbajtja e maskave të fytyrës në zona të frekuentuara me njerëz, përfshirë dyqanet, është gjithashtu e detyrueshme, tha presidenti turk.

Deri më tani, Turqia ka konfirmuar mbi 20.000 raste me COVID-19, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 425.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular