BallinaSocialeNdërpritet prodhimi i birrës Corona

Ndërpritet prodhimi i birrës Corona

Grupi Modelo, e cila është kompania që prodhon birrën e famshme Corona, ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht prodhimin e këtij produkti për shkak të pandemisë së COVID-19.

Përmes një postimi në Twitter, kompania tha se po ndalon prodhimin dhe tregtimin e birrës së saj sepse qeveria meksikane ka mbyllur bizneset jo thelbësore.

E njëjta kompani prodhon edhe birrat Modelo dhe Pacifico.

Këtë javë, qeveria meksikane njoftoi pezullimin e aktiviteteve jo thelbësore në sektorin publik dhe privat deri në 30 prill në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit. Ky vend numëron më shumë se 1.500 raste dhe 50 vdekje.

Lidhja e rastësishme në emër e birrës Corona me virusin thuhet se nuk ka ndikuar në shitblerje. Sipas kompanisë, shitjet e produkteve të saj të birrës u rritën 8.9% për tre muajt e parë të këtij viti, me Modelo dhe Corona që ishin më të shiturat, transmeton KP.

Madje, kompania tha se në krahasim me vitin e kaluar, për të njëjtën periudhë ka për 24% më shumë shitje.

Megjithatë, shitjet e produkteve alkoolike janë duke u rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas izolimit të amerikanëve të cilët duket se po konsumojnë edhe më tepër alkool.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular