BallinaAktualitetFOTO+VIDEO/Rrugët e boshatisura, qytetarët e Beratit respektojnë karantinën

FOTO+VIDEO/Rrugët e boshatisura, qytetarët e Beratit respektojnë karantinën

Zhurma e një dite më parë në rrugët e qytetit dhe lëvizjet e shumta të njerëzve për të kryer blerjet e nevojshme familjare, i ka lënë vendin heshtjes. Qytetarët e Beratit tashmë po respektojnë karantinën, për shkak të COVID, ndërkohë që pas orës 13:00 rrugët, lulishtet e sheshet e qytetit u boshatisur tërësisht.

Të gjithë tashmë janë në pritje të orës 05:00 të mëngjesit të së hënës për të dalë nga banesat, javë që do të nisë edhe me fasha të reja të lëvizjes së qytetareve deri në orën 17:30

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Nga një vëzhgim i bërë në rrugët kryesore e në brendësi të lagjeve të qytetit, rezulton se të gjitha rrugët janë të boshatisura dhe të gjithë beratasit janë mbyllur brenda banesave të tyre, pas një dite të zhurmshme ku çdokush nxitonte të bënte blerjet e nevojshme për të përballuar karantinën dy ditore. Të vetmit që sheh në patrullim në rrugët e qytetit janë forcat e policisë të DVP Berat, që kontrollojnë çdo mjet që lëviz në rrugë, nëse ka leje për qarkullim apo jo. BW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular