Koronavirusi depërton edhe në burgje. Pas rastit të parë të konfirmuar në burgun 313 në kryeqytet të të paraburgosurit italian janë regjistruar edhe 13 raste të reja.
“Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë” njoftoi Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.
Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 29 raste të reja me Covid 19, duke e çuar në 663 numrin e të infektuarve.
Deri tani betejën me sëmundjen e kanë humbur 27 pacientë.