BallinaOP EDCovid 19, analizë e ndryshimeve në Kodin Penal dhe Krahasimi me Italinë

Covid 19, analizë e ndryshimeve në Kodin Penal dhe Krahasimi me Italinë

Covid 19. Analizë e ndryshimeve në Kodin Penal dhe Krahasimi me Italinë.

Vendi prej më shumë se 1 muaji gjendet në një situatë të jashtëzakonshme në vetizolim total nga përhapja e Covid 19.
Nga gjendja e krijuar në vend është parë e nevojshme të nxirren disa akte normative të qeverisë , një sërë urdhërash të ministrave dhe së fundmi janë ndryshuar disa nene të kodit penal ku janë ashpërsuar dënimet dhe janë pezulluar edhe disa nene të kushtetutës.

Në situatën ku ndodhet vendi dhe ndryshimet që kanë ndodhur lind nevoja për një analizë të këtyre ndryshimeve, sidomos të sanksioneve të ashpërsuara në Kodin Penal.

Në Jurisprudencën Kushtetuese, normat Juridiko-Penale për shkak se përmbajnë sanksione konsiderohen mjeti i fundit shtrëngues i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe në çdo rast duhet të jenë në përpjestim me gjendjen e krijuar.

Pikë së pari le të analizojmë nëse ndodhet Shqipëria në një gjendje të tillë që dikton nevojën e kufizimit me ligj penal të drejtave dhe lirive themelore.

Në këndvështrimin tim, pavarësisht gjendjes së pandemisë botërore për shkak të covid 19, nuk ndodhemi në kushtet e nevojës së dispozitave penale që parashikojnë dënime deri në 8 vite me burgim, pasi në vendin tonë janë marrë një sërë masash parandaluese që kanë rezultuar efektive, pasi masa më e madhe e popullsisë ka respektuar rregullat e vendosura me qëllim mbrojtjen e tyre dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes . Ka pasur një mirëkuptim midis autoriteteve dhe masës së popullisisë, ku janë raportuar pak shkelje dhe janë respektuar në mënyrë korrekte e rigoroze të gjitha masat dhe fashot e orareve të vendosura nga ekzekutivi.

Italia është ndër vendet më të prekura në botë nga Covid 19 dhe ka numrin më të lartë të vdekjeve në Europë.

Italia ka nxjerrë një sërë aktesh normative dhe dekrete presidenciale që kufizojnë lëvizjen, janë mbyllur bizneset ,zyrat dhe shumica e shërbimeve ofrohen online, puna bëhet nga shtëpia dhe përsëri nuk është bërë e mundur parandalimi i covid 19, masat nuk kanë pasur efiktivitet dhe në përpjestim me gjendjen e krijuar ka ashpërsuar sanksionet që më parë ishin vetëm sanksione ekonomike- administrative.
Italia ka vendosur disa sanksione për shkelësit e rregullave me hyrjen në fuqi të dekretit të 25 Marsit 2020, sanksionet janë bërë më të rrepta dhe të menjëhershme të cila variojnë nga sanksione administrative me gjobë nga 300 deri në 3000 euro dhe në rast përsëritës dyfishim të gjobës ndërsa në rastet e vetme kur parashikohet sanksioni penal është kur shkelësi është pozitiv me Covid dhe nuk respekton karantinën sjell dënime penale nga 3 (tre) deri në 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burg dhe pagesa e gjobës nga 500 deri në 5000 euro, pa mundësinë e zhvlerësimit.

Italia është vendi me sanksionet më të ashpra penale në Bashkimin Europian dhe këto sanksione do jenë në fuqi deri në datën 3 maj.

Shqipëria është ndër vendet më pak të prekura në rajon dhe raporton një vdekshmëri shumë të ulët në total në krahasim me vendet e tjera, ndërkohë ka vendosur dhe sanksionet më të ashpëra penale me ndryshimet e reja të kodit penal dënimet variojnë:

Neni 242/1
Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë.

Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj.

Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vjet.

Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet.

Neni 89/b
Përhapja e sëmundjeve infektive

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostifikuar si mbartës i sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.
Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet.

Në një krahasim të thjeshtë del se shqiperia i ka 3 fish më të ashpëra sanksionet penale se Italia që është shteti më i prekur në europë nga covid 19 ndërsa shqipëria ndër vendet me pak të prekura nga statistika zyrtare.
Gjendja e krijuar në vend nuk dikton marrjen e masave të tilla ndëshkuese të ashpra që kufizojnë drejtpërërsëdrejti liritë themelore të individit.

Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme deri më datë 3 maj dhe cdo 3 javë rishikon gjendjen nëse duhet të vazhdojë më me ritëm të tillë apo duhet të lehtësojë masat dhe të rikthejë gjendjen drejt nomalitetit , Shqipëria me vendim parlamenti ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe 2 muaj te tjerë.

Për ta mbyllur vendi ndodhet në një situatë të pazakontë që kërkon marrjen e masave por jo me doemos duhet të jenë masa kufizuese që cënojnë liritë themelore, do ishte me vend vendosja e masave administrative dhe masave për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e masës së popullsisë pasi rrezikohet shëndeti, jeta e tyre dhe e familjarëve të tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular