BallinaKulture“Jam e terrorizuar dhe frikësuar”-Këngëtarja shqiptare rrëfen: U infektuam familjarisht me koronavirusin,...

“Jam e terrorizuar dhe frikësuar”-Këngëtarja shqiptare rrëfen: U infektuam familjarisht me koronavirusin, përfunduam me…

Këngëtarja e njohur shqiptare Orgesa Zaimi ka shprehur bindjen se ajo së bashku me familjarët e saj e kanë kaluar koronavirusin në shkurt

Ajo tha se virusin ia kaluan edhe prindërve të saj që shkuan disa ditë për t’i mbajtur fëmijët.

Këngëtarja tregoi se të gjithë shfaqën të njëjtat simptoma dhe përfunduan me antibiotikë. Orgesa u shpreh se të gjithë tani janë mirë dhe nuk kanë më asnjë simptomë.

“Ne në periudhën e Shkurtit kemi qenë shumë të sëmurë. Kemi kaluar sëmundje familjarisht dhe rrjedhimisht ia kaluam dhe mamit e babit tim që u kujdesën disa ditë për fëmijët. Nuk e di por kam një bindje që ne mund ta kemi kaluar në shkurt koronavirusin, të gjithë. Kanë qenë simptoma pothuajse të njëjta, të temperaturës, të gripit.

Përfunduam të gjithë me antibiotikë. Kam një përshtypje që ne duhet ta kemi kaluar në shkurt se s’bën sepse ishte një situatë shumë e vështirë. Tani jemi të gjithë mirë, të shëndetshëm. Nuk kemi asnjë simptomë gripi, dhe na ka ndihmuar shumë kjo periudha në shtëpi,”– tha ajo në emisionin “Vizioni i Pasdites”.

Ndërsa tregoi si përjetoi koronavirusin: “Në javën e parë kam qenë e terrorizuar, isha realisht shumë e frikësuar. Mendoj që frika është më e tmerrshme se çdo gjë tjetër. E kemi vërtetuar këtë në një muaj ku me qetësi dhe me respektimin e masave mbrojtëse mund t’ia dalim. Patjetër që kisha frikën e fëmijën.”

/Panoramaplus.al

  

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular