BallinaKronikeViktima Petrika Treska Arrestohet vrasësi i 67-vjeçarit në Korçë: fqinji i i...

Viktima Petrika Treska Arrestohet vrasësi i 67-vjeçarit në Korçë: fqinji i i tij, moshatar me të

Policia e Korçës ka arrestuar vrasësin e 67-vjeçarit Petrika Treska, krim që ndodhi dje në banesën e tij në lagjen nr.7. Treska ishte qëlluar me thikë. I arrestuari i dyshuar si autor i vrasjes është fqinji i tij, moshatarj me të, Apostol Bozhdolli, 65 vjeç, banues në Korçë.

Policia dha detjae lidhur me arrestimin dhe shkakun e vrasjes: “Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë  vijuan punën për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 23.04.2020, ku në lagjen nr. 7, në banesë, u godit me thikë dhe për pasojë gjeti vdekjen shtetasi P. T., 67 vjeç.

Organet e Policisë dhe Prokurorisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes, të shtetasit A. B., 65 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), i përdorur në krim nga autori i dyshuar A. B. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular