BallinaAktualitetI qëlluan me grushte, kanë dëmtime në fytyrë, detaje të reja, flasin...

I qëlluan me grushte, kanë dëmtime në fytyrë, detaje të reja, flasin dy vajzat e dhunuara

Zbardhen të tjera detaje nga dhunimi i dy vajzave në mes të ditës në një nga zonat më të njohura dhe të populluara në Tiranë, ngjarje për të cilën akuzohet një personazh i njohur për policinë, ish-i dënuar për vrasje.

Dy vajzat kanë dëmtime të shumta në fytyrë dhe trup, kryesisht në gjymtyrë por gjendja e tyre është e stabilizuar.

Tre personat përfshi Elidon Kotorrin i kanë qëlluar me grushta dhe vajzat kanë kryesisht shembje.

Vajzat me inicialin e parë O. dhe D. kanë dëshmuar për policinë se sapo kishin dalë nga puna në një market kur një makinë iu është afruar dhe tre djem që ndodheshin në të i kanë ngacmuar dhe iu kanë kërkuar të shkojnë me të. Fillimisht vajzat nuk kanë folur por pasi makina ka vijuar t’i ndjekë, iu kanë kërkuar tre autorëve të dyshuar t’i lënë rehat.

“Pasi i refuzuam, kaluan para nesh dhe ndaluan 50 metër më poshtë. Fikën makinën dhe pritën. Kur u afruam nisën të ofendonin e fyenin ‘çfarë ju duket vetja shumë të bukura që na refuzoni’ dhe na kanë rrahur e qëlluar. Na kërcënuan. Më pas na kanë lënë aty e kanë ikur. Njoftuam vetë policinë dhe ambulancën”, kanë dëshmuar vajzat.
Policia ka shpallur në kërkim Elidon Kotorrin dhe 2 bashkëpunëtorët e tij që akuzohen për plagosje dhe kanosje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular