BallinaAktualitetOpozita i kthehet protestave? Me urdhër nga qendra, degët nisin përgatitjet për...

Opozita i kthehet protestave? Me urdhër nga qendra, degët nisin përgatitjet për aksion

Situata e krijuar nga koronavirusi e uli tempin e politikes dhe shume projekte u shtynë në kohë. Opozita u angazhua në propozime konkrete per situatën, kryesisht për mbështetje ekonomike ndaj qytetarëve. Por kur kanë kaluar më shumë se 40 ditë duket se tensioni polik është rikthyer e Partia Demokratike po angazhon strukturat për protesta.

RTV ORA, ka mësuar se një urdhër i dalë nga qendra, ka vënë në lëvizje degët të cilat janë angazhuar në mbledhje për tu organizuar e për të qenë gati për çdo urdhër politik. Angazhimi për ti qëndruar afër qytetareve për shkak të situatës së pandemisë dhe protestat, ndonëse pa një datë apo afat konkret, kan qënë në qendër të diskutimeve të cilat nw shumicën e rasteve jan kryer online.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve, gjatë gjithë ditës së shtunë, edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, komunikoi me strukturat kryesore të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë.

Takimi i kryetarit Basha vjen pas atij që zhvilloi me aleatët, por ndryshe nga ai takim, kjo me strukturat do të jetë online për të garantuar rregullat e distancimit social. Në mbledhjet e thirrura nga kreu i opozitës përfshihen kryesia, ish deputetët dhe kolegji i kryetarëve.

Partia demroaktike ka akuzuar së fundi qeverinë për dështim me menaxhimin situatës duke lënë qytetarët në harresë. Sipas selisë blu kjo situatë nga qeveria është është përdorur jo vetëm për të thelluar shkeljet kushtetuese por edhe për të vjedhur nëpërmjet tenderave korruptiv.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular