BallinaAktualitetKim Jong Un ka vdekur? Mediet ndërkombëtare: Motra e tij merr drejtimin...

Kim Jong Un ka vdekur? Mediet ndërkombëtare: Motra e tij merr drejtimin e Koresë së Veriut, ja lidhja e ngushtë me të vëllanë

Mediet ndërkombëtare vijojnë të hedhin dyshime të forta se udhëheqësi diktatorial i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka ndërruar jetë mbrëmjen e të shtunës, pas operacionit që pati në zemër.

Ndërkohë, ditën e sotme, mediet e huaja raportojnë se udhëheqjen e Koresë së Veriut e ka marrë motra e Kim Jong Un, 31-vjeçarja Kim Yo-jong.

foto galeri foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

“The Sun” bën një përshkrim të 31-vjeçares, e cila dyshohet të kenë marrë në dorë udhëheqjen e Koresë:

Kim, 31 vjeçe, dhe është vajza e ish-diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Il. Ajo thuhet se ka pasur një lidhje të ngushtë me vëllainë Kim Jon Un, që në moshë të vogël.

Të dy kanë studiuar në Zvicër, midis viteve 1996 dhe 2000. Besohet se ajo ka vazhduar arsimin e saj në Universitetin Ushtarak Kim Il-sun dhe më pas shkencën kompjuterike në të njëjtin universitet.

Ajo u bë anëtare e politikës në vitin 2017, ku ju dha një fuqi shumë e madhe, përfshi edhe sigurinë e shtetit, ndaj së cilës hoqi dorë më 2019. Motra e Jong Un ishte e para nga dinastia e tij që vuri këmbë në Korenë e Jugut, që nga përfundimi i luftës mes dy Koreve më 1953, kur vendosi të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore më 2018.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, Kim u zgjodh në Asamblenë Suprete të Popullit si përfaqësuese për Killmgil. Ndërkohë, në fillim të prillit 2020, ajo u rikthye në politikën e fuqishme të partisë.

Tani ajo mendohet se është figura kryesore që do të zëvendësojë Kim dhe besohet se ka besimin e plotë të vëllait të saj, për të cilin thuhet se ka ekzekutuar xhaxhanë e tij për tradhti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular