BallinaAktualitetVideo/Terrorizoi Skraparin, momenti kur RENEA rrethon banesën e 57-vjeçarit në Çorovodë

Video/Terrorizoi Skraparin, momenti kur RENEA rrethon banesën e 57-vjeçarit në Çorovodë

Policia ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të 57-vjeçarit Hekuran Hoxha në Çorovodë, i cili mbrëmjen e kaluar qëlloi me armë zjarri kallashnikov nga banesa e tij.

Siç shihet në videon e sjellë nga Policia e shtetit, forca të shumta policie, mes tyre edhe Forcat RENEA, kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ku kanë bërë të mundur arrestimin e tij pas më shumë se 4 orësh negociatash.

57 vjeçari banues në lagjen ”5 Shtatori”, pranoi të vetëdorëzohej rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm. Ai njihej si person problematik për banorët përreth. Shkak për ngjarjen kishte qenë një konflikt i tij me të vëllanë, ky i fundit vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Pas sherrit Hekuran Hoxha ishte mbyllur në banesë e tij dhe qëllonte me armë zjarri nga dritarja.

Policia sekuestroi armën kallashnikov, bashkë me një sasi municioni.

Njoftimi i policisë

Skrapar

Ndërhyrja e Reneas vë në pranga personin që qëlloi me armë në ajër dhe më pas Policinë.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Rreth orës 01:00 të datës 29.04.2020, forcat speciale “Renea” kanë vënë në pranga shtetasin H. H., 57 vjeç, banues në lagjen ”5 Shtatori”, Skrapar.

Ky shtetas, në orët e mbrëmjes së djeshme, në katin e parë të një pallati, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas kur ka parë shërbimet e Policisë ka qëlluar edhe në drejtim të tyre. Më vonë, ky shtetas u fut në banesë dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar.

Shërbimet e Policisë morën masa sigurie dhe rrethuan pallatin. Në ndihmë të Policisë vendore shkuan shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe më pas forcat speciale “Renea”.

Pas ndërhyrjes së forcave speciale “Renea” u bë e mundur vënia në pranga e 57-vjeçarit dhe u sekuestrua edhe arma kallashnikov, bashkë me një sasi municioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular