BallinaKronikeArrestohen 3 shqiptarë që thyen karantinën/Kaluan kufirin grek teksa mblidhnin bimë medicinale

Arrestohen 3 shqiptarë që thyen karantinën/Kaluan kufirin grek teksa mblidhnin bimë medicinale

Në zonën e kufirit shqiptaro-grek në Kostur, policia greke ka arrestuar 3  shqiptarë në vendin e quajtur Neostori.

Tre personat e arrestuar, të moshave 33, 29 dhe 28 vjeç, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në brendësi të kufirit grek dhe kanë grumbulluar sasinë prej 94 kg bimë aromatike dhe medicinale, mbledhja e të cilave lejohet vetëm me autorizim të veçantë të autoriteteve helene, raporton policia greke.

3 shtetasit shqiptarë kanë tentuar të rikthehen në brendësi të kufirit tonë, pasi e kuptuan se u pikasën prej agjentëve që ndodheshin në zonë në kuadër të masave për parandalimin e trafiqeve të drogës dhe klandestinëve në brezin kufitar mes dy vendeve, por janë ndaluar në kushtet e flagrancës.

Mbasditen e së  hënës ata u dërguan në  gjykatën e Kosturit, ku në seancën e masës së sigurisë, tre shtetasit shqiptarë deklaruan se nuk e kishin kuptuar që kishin kaluar në territorin grek, ndërsa u gjetën fajtor  për të tre  akuzat ndaj tyre:

Ajo e kalimit të paligjshëm të kufirit, shkeljen e rregullave të karantimimit prej covid dhe grumbullim të jashtëligjshëm të bimëve medicinale.

Ata u dënuan me burgim te konvertuar në pagesë dhe do të lirohen sapo të paguajnë gjobat e vendosura prej gjykatës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular