BallinaAktualitetProcedimi për tubimin, Salianji: Agresion propagande, asnjë vlerë ligjore. Do vijoj të...

Procedimi për tubimin, Salianji: Agresion propagande, asnjë vlerë ligjore. Do vijoj të takoj qytetarët

spot_img
spot_img

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka folur pas procedimit nga policia për takimin me fermerët në Divjakë ditën e djeshme.

Në një lidhje ‘skype’ Salianji tha për News24 se do të vijojë të takojë qytetarët. Sipas tij, procedimi nuk ka asnjë vlerë ligjore.

“Është një lajm anafalbetësh që në shkrim, në identifikimin e personave e funksioneve, dhe në të gjithë elementët e tjerë të një idiotësie që vazhdon si sulm propagandistik, ndaj meje në shumë raste. Nuk është as I pari as I fundit, disa janë në proces, njëra se denoncoj afera kriminale, kjo tjetra se dëgjoj shqetësimet e qytetarëve. Është një lajm kot I prodhuar për të trembur edhe për të frikësuar qytetarët por nuk besoj se vlen, nuk ka asnjë vlerë ligjore. Tregon edhe nga pikëpamja e institucioneve apo e qeverisjes, sic do të thoshin fermerët në Divjakë, që i ka ardhur ngordhja qeverisë dhe është në përpëlitjet e fundit për të prodhuar këto lajme.”- tha Salianji.

Në kohë pandemia nuk lejohen tubimet, ndryshimet në Kodin penal ju penalizojnë..  

Së pari ndryshimet në Kod, kanë hyrë në fuqi  dje, dhe ligji është I barabartë për të gjithë. Ju e keni parë kryeministrin, ministrin dhe zv/ kryeministrin dje në të njëjtën zonë në Divjakë të cilët bëjnë fushatë, duke takuar njerëz, duke grumbulluar njerëz. Ne nuk mund të lemë e mos e takojmë popullin, apo qytetarët për shkak se do shqetësohet Rama apo se do ketë një problem politik. Nga ana tjetër të gjithë rregullat e tjera të distancimit janë respektuar. Ai ka qenë një takim me pak njerëz

Janë pa maska z.Salianji..

Pa diskutim që janë pa maska, po është në ambjent të hapur dhe me distancën e duhur. Në një zonë të gjelbër e shpallur nga qeveria, ku lejohet që të dalin qytetarët lirisht. Është një zonë fermerësh, ku po ashtu iu lejohet të dalin. Është një bashkëbisedim për shqetësimet e qytetarëve. Nuk mundet pse ka vendosur një ligj qeveria duhet të vdesin qytetarët në shpi për shkak të mos pasjes së kushteve dhe nuk do shkojmë aty për t’I dëgjuar. Ligji I shërben qytetarëve, nuk mund të ketë ligj kundër qytetarëve.  Nëse do të kishin respektuar ligjin do merrnin masën administrative para, se kështu shkruhet në ligj pastaj shkohet në procedim penal. Fakti që tentojnë të thonë direkt procedim penal e bëjnë për të trembur qytetarët e tjerë në një situatë ku iu ka ardhur në majë të hundës qytetarëve. Qoftë nga izolimi pa limit, qoftë nga mungesa e qartë e planit të qeverisjes si do të dalë nga kjo situatë, dhe qoftë nga lënia në harresë në mëshirën e fatit e Covidit. Prandaj kjo është katastrofa Rama nuk është vetëm një pandemi botërore. Është pandemia plus katastrofa Rama.

Çfarë hapash do të merrni?

Do të vazhdoj aktivitetin duke takuar qytetarë po njësoj, sic nuk mund të ketë një vend ku disa janë më të barabartë se të tjerët. Ligji ose është I barabartë për të gjithë ose nuk është.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular