BallinaPolitikeRimblidhet sot Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore

Rimblidhet sot Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore

Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore. Mbledhja do të zhvillohet online në orën 10:00 pjesë e së cilës do të jenë përfaqësuesi Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari nga parlamenti dhe Oerd Bylykbashi i PD dhe Petrit Vasili LSI nga opozita jashtë parlamentit.

Kjo mbledhje vjen edhe pas thirrjes që ambasadori i BE, Luigi Soreca i bëri palëve politike.

Eshtë thelbësore – tha Soreca- që Këshilli Politik të rifillojë punën në nivel ndërpartiak për reformën zgjedhore edhe në këto kushte të vështira për shkak të Covid-19.

Ndërsa nga ana tjetër, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi pas takimit që pati me Bashën dhe aleatët e PD tha se opozita e ka kryer misionin e saj duke dhënë propozime konkrete, ndërsa është momenti që mazhoranca të reflektojë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular