BallinaKryesoreVIDEO/Tifozë, përqafime dhe puthje, futbolli në Bjellorusi jeton në një tjetër planet

VIDEO/Tifozë, përqafime dhe puthje, futbolli në Bjellorusi jeton në një tjetër planet

Coronavirus, karantinë, distancim social, apo protokoll. Këto fjalë nuk kanë asnjë kuptim në Bjellorusi, ku duket se jetohet në një planet tjetër. Nuk bën përjashtim as futbolli, që ndryshe nga pjesa më e madhe e botës nuk u ndërpre, madje kampionati vazhdon të luhet normalisht.

Konfirmimi vjen nga ndeshjet e luajtura të dielën dhe që po bëjnë xhiron e botës. Në sfidën mes Dinamo Brest dhe Dinamo Minskut të mbyllur me rezultatin 2-1, futbollistët u përqafuan për të festuar çdo gol. Nga ana tjetër edhe tribunat qëndrojnë të hapura për tifozët që ndjekin ndeshjet pas asnjë distanim social dhe masa të tjera sigurie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular