BallinaAktualitet"Zonat e kuqe"/”Edhe disa ditë do jetë limiti i orës 21:00″, Rama...

“Zonat e kuqe”/”Edhe disa ditë do jetë limiti i orës 21:00″, Rama flet për lokalet e restorantet, e vetmja gjë që nuk do hapet është…

E vetmja gjë që nuk do hapet në Shqipëri edhe në vijim, me afat të papërcaktuar është transporti publik.

Kështu tha kryeministri Edi Rama sot në një lidhje me News24, duke theksuar se ai është problem i madh për pandeminë e koronavirusit.

Çdo gjë do hapet, do menaxhojmë sa më mirë por pa popullin e njerëzit kontribues është e pamundur, palestrat e të tjera do zgjidhen në vijim, brenda majit, do shohim deri në fund të kësaj jave sa do jenë shifrat do hapim dhe kufijtë tokësorë, me Kosovën e kufijtë e tjerë tokësorë që kemi”.

I pyetur për konfuzionin që ka krijuar orari për restorantet e lokalet në të gjitha zonat, Rama saktësoi:

“Më vjen keq por nëse s’është kuptuar s’di në cfarë gjuhe duhet thënë, deri në 9 është e lirë lëvizja pa autorizim në zonat e kuqe e lokalet e restorantet patjetër që në zonat e tjera mund të rrinë hapur edhe përtej orës 9, edhe në zonat e kuqe edhe për pak ditë do jenë deri në orën 9 dhe më pas do zgjerohet orari”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular